-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha për Ramën: I mori mandatin Fredi Belerit duke përdorur nacionalizimin

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Sarandë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se Rama i ka marrë mandatin ish-kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Ai tha se edhe tokat në Gjipe dhe në Manastirit të Skutarisë nuk janë të Ramës.

“Po vij nga Himara. A e patë çfarë ndodhi. Ia mori mandatin Fredi Belerit dhe u struk në shtrofullën e fundit të horrave. Përdor nacionalizmin, i çoi marrëdhëniet në thikë e pikë duke shkelur kushtetutën, ligjet, duke shkelur Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Duke thënë se një grek do na bëhet… ky shtetas shqiptar nëse e votojnë shqiptarët do të marrë çdo post, çdo detyrë në Republikën e Shqipërisë. Çfarë do të thash ti me këtë? Ku e ke gjetur këtë parim që i grabit mandatin e zgjedhur, vetëm që e dihet se ai, ato toka që ke plaçkit në Gjipe dhe në Manastirit të Skutarasë nuk do t’i merrje kurrë se nuk janë të tuat Edi Rama. Se vetë ata të tutë e kanë lënë me dokumente, kanë patur vetëm 5 dhi e 4 dele. S’kanë patur asnjë tjetër. Kanë qenë më të varfit e asaj zone.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit