Kryetari i PD-së Sali Berisha kur u pyet për aferën e Bankers Petrolium u shpreh se në qeverisjen e tij i vendosi taksën 10% dhe se ishte qeveria e Fatos Nanos që e solli. Tani tha Berisha, Rama dhe Balluku duan ta marrin.
“Kontrata e Bankersit është firmosur jo nga qeveria ime, por e Fatos Nanos. Ne vendosëm rentën, vendim i këshillit të ministrave për Bankersin, që ishte 10%. Gjatë periudhës që kemi qenë ne në pushtet ka paguar mbi 500-600 milionë euro vetëm rentë.
Kjo tregon se dikush i ka vënë syrin dhe kush është tjetër Lubia, Rama me lubinë, kanë gjetur mekanizmat për t’i përzënë dhe për t’ja dhënë, për ta marrë për vete. Per 20 vite Bankers ka dhene mbi 1 miliard” tha ai.
Më tej, akuzoi socialistët për lidhje me krimin. “Në SKAP-in e partisë ka kilometra bisedash mes Taulant Ballës dhe Mario Çelës, ku fliste edhe për politikanët kundërshtarë dhe projekte, por Altin Troplini, peng i krimit, hesht për këtë.
Mediat mos të servirin si akte të SPAK-ut akte që nuk kanë lidhje me të. Asnjë eksponent i krimit nuk është arrestuar me iniciativën e SPAK” tha ai.









