-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau me thikë gruan, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

Kryesoret

Një 44-vjeçar shqiptar në 30 korrik 2021 ka vrarë gruan e tij 31-vjeçare në zonën Dafni të Athinës. Gjykata greke ka shpallur fajtor 44-vjeçarin dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim.

Sipas ekspertizës mejkoligjore, viktiam Anisa u godit dy herë me thikë në qafë dhe mendohet se ka qene e shtrirë në krevat.

Sipas dëshmive të fqinjëve për mediat greke, marrëdhënia mes çiftit ishte problematike, me debate të shpeshta, xhelozi nga ana e burrit. Ata kanë thënë se shpeshherë viktima kishte kërkuar ndihmë me zë të lartë, duke thirrur “ndihmë” nga ballkoni i banesës.

44-vjeçari në dëshminë e tij ka thënë se grauaj e tradhëtonte dhe sipas tij kishte vendosur regjistrime në shtëpi. Si provë ai dorëzoi një USB me biseda të gruas së tij me një person të tretë, duke tentuar të legjitimojë pretendimet për tradhti.

“Nuk e përballoja dot që gruaja që e doja të bënte gjëra të tilla në shtëpinë tonë, madje në dhomën e fëmijës”, ka dëshmuar shqiptari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit