Ditën e sotme në orën 13:00, Partia Demokratike do të mbledh Kryesinë. Kjo mbledhje do të hapet nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Mësohet se në këtë mbledhje nuk janë thirrur katër prej deputetëve ex officio, Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji dhe Ferdinand Xhaferraj.
Ndërsa Ervin Salianji, i cili nuk mori mandat është njoftuar. Ndërkohë i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka hoqi nga grupi i komunikimit të Whatsapp rreth 15 ish deputetë demokratë të cilët nuk arritën që të fitojnë mandatin me 11 maj.