-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Tentoi të vriste me makinë një 55-vjeçar, në kërkim drejtuesi

Kryesoret

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin Abdyl Bodlli, pasi ka plagosur rëndë me makinë një 55-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Vala e Detit” në Durrës.

40-vjeçari pasi tentoi të vrasë 55-vjeçarin është larguar menjëherë nga vendngjarja. 55-vjeçari Besnik (Azem) Koldashi është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë policia po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit