-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër/ Dy të dyshuarit mbeten në arrest me burg

Kryesoret

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun dhe Klaudio Lisajn, të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, ngjarje që ndodhi më 20 shkurt të këtij viti në Guci të Re.

Prokuroria ka mbështetur kërkesën e saj me përgjime dhe dëshmi, ndërsa të dy të dyshuarit mohojnë akuzat.

Vrasja dyshohet të ketë pasur si shkak një konflikt të gjatë mes viktimës dhe familjes Koçeku, lidhur me dëshirën e Prekës për të fejuar vajzën e Koçekut, që ishte vetëm 13 vjeçe në kohën e kërkesës.

Sipas hetimeve, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës, ka nxjerrë Pavlin Prekën nga shtëpia dhe më pas, Vasel Koçeku dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur.

Pas ngjarjes, trupi i viktimës u gjet disa orë më vonë nga familjarët. Hetimet për motive dhe rrethanat e ngjarjes vijojnë ende.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit