Policia e Tiranës ka arretuar një 43 vjeçar, pasi dyshohet se makina që drejtonte nën efektin e alkolit, përplasi dy punonjësit e policisë.
Këta të fundit po kryenin kontrollin rutinë të punës.
Si pasojë e goditjes, efektivët pësuan dëmtime të lehta dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore, u larguan nga spitali jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.









