-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ligji për makinat në Kosovë/ Lista Serbe: Vetëm SHBA e trajton këtë shqetësim

Kryesoret

Nënkryetari i Listës Srpska, Dalibor Jevtiq, tha se vetëm SHBA-ja është ajo që po merret me shqetësimet e serbëve lidhur me zbatimin e paralajmëruar fillestar të dy ligjeve, atij për të huajt dhe atij për automjetet për të cilat konsiderohet se do t’i prekin veçanërisht serbët në Kosovë.

Në të kundërtë, ai për Euronews në Serbi tha se “një pjesë e mirë e diplomatëve ndërkombëtarë perëndimorë mbështesin Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, siç njoftoi Kossev.

Në janar nisi zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit, si dhe zbatimi strikt i Ligjit për të huajt sa u përket dokumenteve personale.
Por, faza e parë nisi me informimin e qytetarëve nëpër pikat kufitare dhe përmes një fushate informuese.

Ndërsa, zbatimi i plotë i ligjeve do të nisë më 15 mars.

Zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, pasi personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës duhet të kenë leje pune ose licencë për ushtrimin e veprimtarisë, për të cilën kërkesa paraqitet në Agjencinë e Punësimit të Kosovës./ Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit