-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veton Surroi: Si duhet lexuar vendimi i Kushtetueses për dekretin

Kryesoret

Një sugjerim për interpretim të shkurtër të aktgjykimit të GJKK rreth dekretit të Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Dekreti i Presidentes “nuk prodhon asnjë efekt juridik”. Kjo do të thotë se Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk kishte mbështetje kushtetuese që ky dekret të prodhonte efektin juridik të shpërndarjes së Kuvendit. Në të kundërtën, Gjykata do të kishte konsideruar se dekreti prodhon efekt juridik dhe se Kuvendi është shpërndarë.

2.

GJKK konstaton “që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi, kanë tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës”. Kjo do të thotë se procedura për zgjedhjen e Presidentit ishte në zhvillim e sipër dhe u ndërpre para kohe nga dekreti i Presidentes së vendit. Ky veprim nuk përmbushte kushtet kushtetuese dhe, rrjedhimisht, nuk prodhoi efekt juridik. Duke mos u mbështetur në Kushtetutë, ai mund të interpretohet si veprim arbitrar.

3.

GJKK konstaton gjithashtu “që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij aktgjykimi (…) Kuvendi shpërndahet ex constitutione dhe, për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh”. Rrjedhimisht, shpërndarja e Kuvendit nuk është rezultat i një vendimi diskrecional të Presidentit, por një pasojë që rrjedh drejtpërdrejt nga Kushtetuta në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit brenda afatit dhe procedurës së përcaktuar.

4.

Presidentja e vendit do të mund të ndihmonte në tejkalimin e atmosferës polarizuese që krijoi dekreti i saj i 6 marsit — i cili nuk prodhoi efekt juridik, ngase nuk kishte mbështetje kushtetuese — duke shmangur interpretimet politike të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit