-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti-Lajçakut: Kosova nuk ka frikë!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ju përgjigj emisarit europian Miroslav Lajçak për Asociacionin duke thënë se Kosova nuk frikësohet.

Kurti komentet i bëri pasi Lajçak, u shpreh se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen që e ka nënshkruar për Asociacionin dhe Kosova s’ka përse të frikësohet. Ai shtoi se Asociacioni nuk do të thotë një “Republikë serbe” e re.

Kurti rha se s’është diskutuar për asnjë model.

“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interes i shtetit të pavarur të Kosovës demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria. Nuk është diskutuar ndonjë model”, deklaroi Kurti.

Ai u shpreh se kanë dhënë propozimet në takimet në Bruksel duke theksuar se janë konstruktivë për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet me ndërmjetësim nga BE-ja, ku parimi i reciprocitetit është parimi i duhur i marrëdhënieve të mira fqinjësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit