Diplomati Richard Grenell ka treguar se Kosova duhet të kishte pranuar që i ofroi Amerika që të bëhej pjesë e NATO-s. Në emisionin “Opinion”, Grenell tha se nuk e ka kutpuar përse kryeministri I Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar këtë projekt që do të paguhej nga vetë SHBA.
“Mendoj se para se të bëhesh anëtar i NATO, duhet te thuash “po” për gazsjellësin qe Amerika ta ofron. Kurti e refuzoi. Nese keni qene kohët e fundit në Kosovë, duhet ta dini se impianti i qymyrit është një problem i tmerrshëm. E ndien në mushkëri. Nëse nuk je i atij vendi, e ndien se ky impiant i qymyrit nuk është aspak i shëndetshëm për njerëzit. Nuk e kuptoj se pse Kurti ka refuzuar një gazsjellës të pastër që amerikanët ishin vetë të gatshëm ta paguanin”, tha Grenell.
Grenell tha se nuk ka mbajtur asnjëherë qëndrim personal ndaj Kurtit, por vetëm për politikat e tij në Kosovë. Për Grenell, refuzimi I gazsjellësit amerikan nga qeveria Kurti, është një problem.
“Ju sfidoj te gjeni sikur një shembull ku une personalisht kam folur per Kurtin. Gjithmone kam folur per potitikat amerikane. Kur lidhem një marrëveshje ekonomike mes Serbise dhe Kosoves, dhe meqe ra fjala dua te komplimentoj administraten Biden qe e ka perqafuar ate marreveshje. Se tani do ta zbatojne ata kete marreveshje. Ju sfidoj te gjeni sikur një shembull ku une personalisht kam folur per Kurtin. Gjithmone kam folur per potitikat amerikane. Kur lidhem një
marrëveshje ekonomike mes Serbise dhe Kosoves, dhe meqe ra fjala dua te komplimentoj administraten Bajden qe e ka perqafuar ate marreveshje. Se tani do ta zbatojne ata kete marreveshje. Nuk jam i sigurt se populli do te mbështeste refuzimin e gazsjellësit te pastër. Kjo s’do mend. Në mënyrë thelbësore, refuzimi i një ideje amerikane për energji te paster, është shumë problem. Nuk mendoj se ka shume raste kur Kurti shtyn para politika për te cilat qeveria amerikane mund te jete dakord. Ai sikur po kthen pas shume progres qe eshte bere. Sigurisht, kush do pronesi te qeverise dhe Kurti kete pozicion po mban.”









