Deputeti Edi Paloka është i pari që reagoi ashpër pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha se Enkelejd Alibeajn e njeh si kryetar të komanduar të PD-së. Për Palokën, ky vendim i ambasadores nuk është vetëm turp dhe arrogancë, por edhe shkelje e ligjit duke mos njohur vendimet e gjykatave në Shqipëri.
“Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise! Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.
Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine.
Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare” shkruan Paloka.
Në 25 mars, gjykata e shkallës së parë në Tiranë vendosi që të njihte grupin e rithemelimit me udhëheqës “de facto” Sali Berishën si organin drejtues të Partisë Demokratike.
Por ambasadorja përsëriti qëndrimin edhe dje, se nëse Sali Berisha do të rikthehet “de jure” në krye të partisë që themeloi 30 vite më parë, atëherë SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me PD-në.