-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vunë prangat në doganë, kryetari i të përndjekurve: Më arrestuan se jam demokrat

Kryesoret

Kol Nikolli, kryetar i të ish-Përndjekurve Politikë të Mirditës paraditen e sotme u ndalua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria për të shkuar me destinacion Italinë. Por cila është arsyeja?

Pas sqarimit të akuzave, Nikolli u shpreh se policia i ka komunikuar se mbi të rëndojnë katër akuza për pjesëmarrje në një protestë në 9 mars në Rrugën e Kombit për rritjen e çmimeve. Ai thotë se nuk ka qenë në atë protestë dhe se gjithçka është politike, pasi është kryetar i degës së PD-së në Rubik.

“Unë nuk kam qenë fare aty. Ata më thanë se mbi ju rëndojnë katër akuza. Prej 9 marsit nuk kam pasur asnjë komunikim. Unë jam cdo ditë prezent në qytet, por nuk më është komunikuar asgjë, që jam në kërkim.

Kjo është bërë e qëllimshme nga policia. Unë nuk kam shkelur në asnjë lloj rrethane, edhe kur më ndaluan në doganë, ishte sjellje shumë e sjellshme. Unë mendoj se është e qëllimshme sepse jam edhe drejtues në degën e PD-së në Rubik, sekretar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit