Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të vizitojë Turqinë para se të shkojë në Moskë dhe Kiev.
Sipas një deklarate të OKB-së, Antonio Guterres do të vizitojë Ankaranë të hënën ku do të takohet me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
Më pas, ai do të shkojë në Moskë të martën ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe do të ketë një drekë pune ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.
Ndalesa e tij e fundit më pas do të jetë në Kiev të enjten, ku do të takohet me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.
Turqia ka shërbyer si ndërmjetëse midis Ukrainës dhe Rusisë gjatë luftës dhe ka pritur bisedimet e paqes midis dy palëve.