-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe aspiratat e Kosovës

Kryesoret

Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave me Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu ka deklaruar Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, në një fjalim drejtuar ligjvënësve të Parlamentit Evropian në Strasburg, të martën e 3 majit.

Ai tha se duhet t’i jepet një shtysë e re negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi.

Gjithashtu theksoi se duhet të garantohet vëmendje maksimale ndaj aspiratinave legjitime të Bosnjë Hercegovinës dhe Kosovës.

Draghi në fjalimin e tij bëri thirrje për një rishikim të shpejtë të mekanizmave të Bashkimit Evropian për të lejuar unionin që të përballet me sfidat e paprecedenta, të lidhen me pushtimin rus të Ukrainës dhe rritjen e çmimeve të energjisë.

“Institucionet e ngritura nga paraardhësit tanë në dekadat e mëparshme u kanë shërbyer mirë qytetarëve evropianë, por janë të pamjaftueshëm për realitetin aktual me të cilin po përballemi tani”, tha ai.

Draghi e cilësoi vizionin e tij për një BE të re një formë të “federalizmit pragmatik” që do të përfshinte vendimmarrje të përbashkët për sektorë duke përfshirë ekonominë, energjinë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme.

“Nëse kjo do të kërkojë fillimin e një procesi për të ndryshuar traktatet e BE-së, ne duhet ta përqafojmë atë”, tha Draghi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit