Në konferencën e thirrur për median nga ish lideri i PD-së, Sali Berisha, ai ka treguar se edhe pse pati në përzgjedhje në takimet e bëra si nga Escobar dhe nga Donfried, ata nuk mund të përcaktojnë kryetarin e PD-së.
“Tani nëse do të kthehemi pas në dhjetor, zoti Escobar erdhi në Shqipëri, takoi Lulzim Bashën dhe caktoi një takim në Uashington me të. Këtë herë takuan pasardhësin e Bashës, por unë do të thoja të njëjtën gjë, loja me kukulla ka mbarur, është gabuar dhe nuk funksionon në Shqipëri. Përpjekja, siç e thashë në Kuvend, kurrë, kurrë, e majta shqiptare, e majta e SHBA-ve dhe e mbarë botë, nuk do të caktojë Kryetarin dhe udhëheqësin të forcës së Partsë Demokratike Konservatore të Shqipërisë, pjesa tjetër është protokoll,” u shpreh ai.