-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mark Marku në spital, Rama i jep 10 mln lekë për kurim

Kryesoret

Qeveria Rama ka miratuar një vendim duke i dhënë një fond 10 milionë lekë ish-deputetit demokrat Mark Marku për shkak të problemeve shëndetësore.

Marku i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër. Pas operacionit, ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vendimi u miratua në 29 maj dhe shpenzimi përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

VENDIMI I PLOTË

Vendim për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Mark Marku.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit për buxhetin e vitit 2022, të ndryshuar dhe në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2022 me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi”

Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Mark Marku në masën 1 014 000 (një milion e katërmbëdhjetë mijë) lekë.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit