-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trukuan ndeshjen Selenicë-Përmet, SPAK burg për arbitrin, kapitenin dhe futbollistin

Kryesoret

SPAK ka kërkuar së fundmi dënimi për arbitrin Qerim Ruçi; kapitenin e Përmetit, Bledar Hajredinin dhe ish lojtarin, Markelian Alinani.

Shkaku që SPAK ka kërkuar dënimin me burg të të treve është bërë rezultati i ndeshjes Selenicës dhe Përmetit. Ndeshja e luajtur në mars të 2020 është fituar nga Selenica me anë të një penalltie.

Pas përgjimeve ka rezultuar se ndeshja e futbollit ka qenë e paracaktuar.

Kërkesa e SPAK:

Markelian Alinani 3 vite e 6 muaj burg

Qerim Ruçi 2 vite e 6 muaj burg

Bledar Hajredini 2 vite burg

Akuzat për zyrtarët e futbollit:

Mbi dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.102/4, viti 2021

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.102/4 të vitit 2021. Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

Markelian Alinani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Paracaktim i rezultateve sportive”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25, 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Qerim Ruçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.

Bledar Hajredini, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit