Dy të rinj shqiptarë, 19 dhe 20 vjeç, janë hequr si dy oficer policie dhe kanë grabitur një 84-vjeçare në Pieri, të Greqisë.
Një person i panjohur ka telefonuar në telefon fiks 84-vjeçaren, duke pretenduar se ishte punonjëse policie dhe pretendonte se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident automobilistik . Madje, në telefon ka dalë një bashkëpunëtore, e cila dyshohet se është bërë vajza e të moshuarës, për t’u bërë më bindëse. Më pas ajo i ka kërkuar para të moshuarës, në mënyrë që vajza e saj dyshohet se mund t’i shmangë pasojat ligjore, për pasojë nga shtëpia e të moshuarës kanë marrë shumën prej 70 mijë euro.
Në kuadër të hetimeve, ka rezultuar se autorët e dyshuar kanë shkuar në shtëpinë e të moshuarës me një automjet në pronësi të burrit dhe ka marrë paratë, ku një pjesë e kanë mbajtur dhe pjesën tjetër ia kanë dorëzuar një bashkëpunëtor të panjohur. Gjithashtu është konstatuar se një pjesë e parave që kanë nxjerrë është përdorur për blerjen e një automjeti, i cili është lokalizuar dhe konfiskuar.
Në banesën e tyre u gjetën celularë, tabletë, një laptop dhe një kartë bankare, të cilat u konfiskuan si dhe automjeti që përdornin për veprimtarinë e tyre të paligjshme.
Hetimi policor vijon për përfshirjen e tyre të mundshme në vepra të tjera të ngjashme kriminale, por edhe për identifikimin e detajeve të bashkëpunëtorëve të tyre.
Dosja e krijuar do t’i kalojë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Katerini.