-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nis negociatat me aleatët për protestën: Sheshi plot

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se do të nisë bisedimet me partitë opozitare, parlamentare dhe jo parlamentare për t’i bindur që t’i bashkohen frontit opozitar që drejtohet nga Partia Demokratike dhe që testin e parë e ka në 7 korrik.

“Kam shumë besim se partitë opozitare parlamentare dhe jo parlamentare do të bashkohen, do të zhvillohen të gjitha trantativat me ta” tha Berisha.

Më pas, kryetari i PD-së tha me bindje se “qytetarët do i japin protestës përmasat dhe seriozitetin që ajo meriton” tha ai.

Fokusi i protestës do të jetë kriza e çmimeve. “Bordet komuniste janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës, që rrisin çmimet jashtë cdo lloj logjike tregu.

Dy ditë më parë fuçia e naftës ka qenë 108 dollarë në bursë, nafta në treg ka qenë 2600 e ca lekë.

Një muaj më parë, kur fuçia e naftës ka qenë po 108 dollarë, nafta në Shqipëri ka qenë 2240 lekë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit