Pasi u kapën duke transportuar 128,5 kg kanabis sativa, policia ka arrestuar dy shqiptarë në rrugën Ionia në Arta në Greqi.
Dy të arrestuarit akuzohen për import, transportim, trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim dokumentesh dhe për hyrje të paligjshme në vend.
Gjatë kontrollit të kryer nga policia në makinë, janë gjetur dhe konfiskuar 68 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 128.5 kg.
Gjithashtu, mësohet se njëri prej të arrestuarve posedonte një kartë identiteti false greke, ndërsa ndaj tij kishte masë ndalimi hyrjeje në tokën helene.