-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta pritet nga Kurti në Prishtinë, zbardhen detajet e takimit

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas një njoftimi për media Kurti ka falenderuar Shqipërinë për gjitha proceset që ka bërë në raport me Kosovën.

Kurti e çmoi bashkëpunimin e deritashëm dhe kontributin e Metës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë në proceset e anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Kartën e Adriatikut, Këshillin e Evropës dhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke folur për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy republikave, kryeministri Kurti vuri theksin te rëndësia e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, te rëndësia e bashkëpunimit në fushën e energjisë, investimeve në bujqësi, e sidomos te rëndësia e investimeve në mbrojtje e siguri, si çështje të sovranitetit, për çka kërkoi bashkëpunim të të dyja vendeve në këtë drejtim.

Nga ana tjetër Meta  tha se duhet përkrahur vetëm nismat gjithëpërfshirëse, me trajtim të barabartë dhe lidership të qartë, sikurse Procesi i Berlinit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit