-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj i qeshur dhe i lumtur, takon Yuri Kimin për herë të parë si president

Kryesoret

Presidenti i ri, Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme takimin e parë me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Begaj përmes një statusi në Facebook ka shtuar se partneriteti me SHBA-të është i paçmueshëm dhe do të ketë zhvillime të më tejshme të rëndësishme.

Partneriteti i SHBA dhe Shqipërisë është më i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me ambasadoren amerikane Yuri Kim hap rrugën drejt angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.” ka shkruar Begaj.

Në ceremoninë për emërimin e Begaj, Kim nuk ka qenë e pranishme.

Nga ana tjetër dhe Yuri Kim e ka falënderuar për bashkëpunimin.

“Urime sërish president Bajram Begaj dhe faleminderit për udhëheqjen dhe angazhimin tuaj të fortë ndaj partneritetit mes SHBA dhe Shqipërisë! Krah për krah”, shkruan Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit