Akte agresive kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Kosovë, ku disa njerëz të strukturave ilegale kanë qëlluar me armë dhe kanë shkaktuar trazira. Qeveria e Kosovës i ka dënuar ashpër këto akt, të cilat janë nxitur dhe përgatitur nga Beogradi zyrtar.
Nisur nga situata e tensionuar në Veri, kryeministri Kurti, së bashku me presidenten Osmani dhe dy ministrat e tjerë Gërvalla dhe Bislimi kanë biseduar me autoritet ndërkombëtare dhe kanë vendosur që reciprociteti i targave të shtyhet deri në 1 shtator, ku do të merret dhe një vendim i dytë.
Nga kjo e hënë do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.