Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një takimi me studentë ka folur dhe për vdekjen e Lear Kurtit.
Ai ka treguar për momentin kur ka marrë vesh lajmin dhe se që në fillim e ka kuptuar që e kishte vrarë policia.
“U zgjova atë mëngjes, lexova lajmet dhe më erdhi shumë keq. Më pas kur lexova komunikatën e policisë, të jem i sinqertë e kuptova që e kanë mbytur. Shkoi këtu, vrapoi atje, etj.
E mbyllën me vdekje natyrale. Nuk ekziston vdekja natyrale për të rinjtë, vdekja natyrale është për mosha të mëdha.
Të njëjtin njeri që bëri çdo gjë për të mbyllur vrasjen e Klodian Rashës, e futi për të vrarë për herë të dytë Learin,” është shprehur Berisha, duke shtuar se Rama e ka mbushur policinë me kriminel dhe të droguar.