-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë rreth situatës në Veri

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark për të diskutuar rreth situatës në Veri.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare”.

Në komunikatë thuhet se Osmani, ka përsëritur angazhimin e institucioneve për siguri.

“Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar”.

Ndërkaq, theksohet se gjatë takimit presidentja ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in.

Masa ‘paraprake’

Në Veri të Kosovës, përkatësisht në pikën kufitare në Jarinjë, është shtuar numri i pjesëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Kjo, pas tërheqjes së “Listës Serbe” nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Policë të EULEX-it nga kontingjenti polak janë duke qëndruar në Jarinje dhe po monitorojnë situatën nga afër.

Gjithashtu, në mes të Jarinjës dhe Mitrovicës së Veriut, edhe ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR-it) janë të stacionuar pranë rrugës kryesore.

Aktualisht, situata është e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë incident.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit