-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

08008808- Nisin shitjet te porti i Durrësit, kompania e bën fakt: Parlamenti e miratoi

Kryesoret

Sot në parlament pritet që shumica socialiste të kalojë marrëveshjen që i hap rrugën ndërtimit të portit të ri të Durrësit. Porti i mallrave do të kalojë në Porto Romano dhe aktuali do të transformohet në marinë për jahtet.

Mbi 2 miliardë euro investim është trumbetuar nga qeveria, por opozita akuzon se gjithçka është aferë e pastër e ambalazhuar me emrin e biznesmenit arab Alabar, firma e të cilit ka vetëm 40% të aksioneve dhe 60% nuk dihet se kush i ka, pasi janë regjistruar në parajsat fiskale, offshore.

Por qeveria duket e vendosur për të vijuar përpara. Plani është i qartë, madje kompania “Eagle Hills” në portin e Durrësit ka nxjerrë njoftimin dhe ka nisur prenotimet për shitjet.

Durrës Yachts & Marina 08008808 është numri i kontaktit të vendosur në baner që njofton nisjen e shitjeve të apartamenteve dhe ambienteve të biznesit.

“5pyetjet.al” bëri një investigim të thjeshtë duke telefonuar zyrat e shitjes i kamufluar si klienti i interesuar për të mësuar më shumë se çfarë po ndodh në kushtet kur parlamenti ende nuk e ka miratuar dhe faktit që PD e ka çuar dosjen në Gjykatën Kushtetuese.

Njëri prej operatorëve të qendrës së kontaktit të kompanisë “Eagle Hills Yachts & Marina” u shpreh se gjithkush mund të paraqitet dhe të prenotojë një apartament apo njësi shërbimi në këtë zonë.

Për momentin kemi vetëm apartamente që agjentët tanë të shitjeve janë duke diskutuar me klientët. Ne kemi filluar të bëjmë diskutime me klientët dhe shitjet dhe çmimet do të jenë publike në datën e lancimit shumë shpejt. Pritet që të fillojë muajin tjetër”.

I pyetur se si mund të nisin negociatat për çmimet dhe hapësirat, kur projekti ende nuk është miratuar në parlament, punonjësi i kompanisë e bëri fakt të kryer miratimin nga parlamenti.

Mesa di unë, jo çdo gjë është 100% e sigurt, por me 99% projekti do të realizohet, edhe pasi parlamenti e ka miratuar lejen e ndërtimit. Është dhënë nga ana e parlamentit” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit