Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka dalë sot në një konferencë me homologun e saj grek, Nikos Dendias, i cili zhvillon sot një vizitë njëditore në vendin tonë.
Kryediplomatja shqiptare bëri me dije disa nga temat për të cilat diskutuan dy homologët në takimin që patën mes tyre.
Sipas Xhaçkës, Shqipëria dhe Greqia janë aleatë të NATO-s dhe si të tillë ato ndajnë të njëjtat parime dhe vlerë në rajonin e Ballkanit.
Ndërkohë, ajo e ka falënderuar Dendias për mbështetjen që qeveria greke i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
‘Z. Dendias vjen sot nga një tur rajonal, dhe ne mbështesim çdo lloj nisme të saj sa i përket integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi aleatë në NATO dhe ndajmë të njëjtat parime dhe vlera në Ballkan. Integrimi euroatlantik i rajonit tonë merr rëndësi dhe këtu flas edhe për Kosovën dhe për këtë falënderoj edhe z. Dendias.’, u shpreh ndër të tjera ministrja Xhaçka.
Gjatë fjalës së saj Xhaçka u shpreh mes vende ka mirëkuptim për të gjitha çështjet, duke u ndalur edhe tek çështja e detit për të cilën tha se palët kanë rënë dakord për Gjykatën Ndërkombëtare.
“E konsiderojmë Greqinë një mik të çmuar dhe partner të besueshëm në rregën e integrimit Europian. Jemi të një mendje se marrëdhëniet shqiptaro –greke duhet të zhvillohet në rrugën e fqinjësisë së mirë. E lumtur që kemi mirëkuptim për të trajtuar çështjet sado të vështira. Një nga çështjet e trajtuar ishte kufizimi i zonave detare. Të dyja palët kanë vullnet për dërgimin tek gjykata ndërkombëtare”, tha ajo.