-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e të riut nga Kukësi në “Kobra City” në Prizren, arrestohet një tjetër i dyshuar!

Kryesoret

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e ndodhur para katër ditësh në Prizren, në lokalin “Kobra City”. Kjo është bërë e ditur me anë të raportit 24 orësh.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në raport.

Kujtojmë se në lidhje me rastin në fjalë është arrestuar si i dyshuar kryesor pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha.

Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit. Një sherr në lokalin e natës në Prizren i kushtoi jetën 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu, ndërsa miku i tij, Rufgen Shehu, 27 vjeç mbeti i plagosur.

Duket se një faturë prej 400 eurosh ka qenë shkaku që mes të rinjve nga Shqipëria dhe pronarit të klubit të natës, Dibran Hoxhaj apo siç e njohin “Kobra”, të niste një sherr fizik, i cili më pas degradoi në përdorimi ne armës nga ky i fundit.

Vrau kuksianin në lokalin e tij, kërkohet raport me detaje për “Kobrën”!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit