Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Sipas njoftimit të policisë shkak i plagosjes ka qenë një konflikt për motive të dobëta ku si pasojë përfundoi në spital 38-vjeçari me inicialet G. Gj.
Personi i plagosur është dërguar në urgjencë ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
51-vjeçari me inicialet A. L i cili plagosi 38-vjeçarin është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.