-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U dhuna nga bashkëshorti dhe piu helm, rrugës për në spital u aksidentua

Kryesoret

Policia e Dibrës ka arrestuar 37-vjeçarin me inicialet B. R. pasi ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila konsumoi një sasi lënde helmuese duke rrezikur jetën.
Gjatë transportimit të gruas për në spital 37-vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe humbi kontrollin duke dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga mjeti u përplas me një makinë tjetër ku ka pasur vetëm dëme materiale.
Policia ka vënë menjëherë në pranga 37-vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e tij e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore 37-vjeçari u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit