Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi.
Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj përmes FSK-së.
Gjithashtu në lidhje me tërmetin ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Ankara e cila bërë me dije se aktualisht nuk raportohet për të vdekur me orgjinë shqiptare.
Postimi i plotë i Osmanit:
Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit.
Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së.
Njoftimi i ambasadës:
“Ndjejmë dhimbje të thellë për viktimat si pasojë e tërmetit që goditi disa provinca të Turqisë në mëngjesin e sotëm. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për popullin e Turqisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky tërmet”, thuhet në njoftim.
Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99 Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91