Pasi ka mbaruar mbledhjen me grupin parlamentar të PD-së kryedemokrati Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe është futur në Parlament.
Gjatë momentit që po futej në Kuvend, Berisha u pyet nga gazetarët se çfarë ishte planifikuar për protestën e lajmëruar për sot. Kreu i PD-së u përgjigj shkurt: Do t’i shihni skenarët.
Ndërkohë që Berisha u fut në Parlament tetë deputetë e PD-së që u përjashtuan pak ditë më parë me 10 ditë nuk janë lejuar që të futen brenda.
Mes tyre ka qenë edhe Flamur Noka, i cili e ka çarë rrethimin e gardës duke kaluar. Deputetët e tjerë, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Albana Vokshi, etj nuk janë lejuar që të futen.









