-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell: Ukrainës i duhen më pak duartrokitje, e më shumë armë

Kryesoret

Lufta në Ukrainë është tema kryesore në diskutimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Në ditën e fundit të kësaj ngjarje foli shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell i cili tha se Perëndimi duhet të ofrojë më shumë ndihma ushtarake për Ukrianën dhe se duhet të përshpejtojë dërgesat e saj.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian u kërkoi anëtarëve të bllokut të rrisin dhe përshpejtojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Josep Borrell tha sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih se “çështja kryesore dhe më urgjente gjeopolitike e Evropës është armatosja e Ukrainës”.

Ai tha se është koha që të gjithë udhëheqësit ervropianë që po thonë se Ukraina duhet të mbizotërojë në luftë, të kalojnë nga fjalët në vepra.

“Zelenskyy dhe ukrainasit po marrin shumë duartrokitje por pak municione. Ky është një paradoks. Atyre u duhen më pak duartrokitje dhe më shumë furnizime me armë. Ukrainasit po luftojnë, po paguajnë një çmim të lartë me jetët e tyre. Kjo luftë po ndodh në tokën evropiane, duke prekur sigurinë tonë dhe atë globale”, tha zoti Borrell./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit