-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braktisi Shqipërinë për Greqinë, Andreas Ndojt i ndodh e papritura nga FIFA!

Kryesoret

Andreas Ndoj nuk mund të debutojë me kombëtaren greke këtë muaj. Shqiptari me origjinë nga Shkodra u bë çështje pak kohë më parë, duke refuzuar ekipin përfaqësues shqiptar për të kaluar te fqinjët grekë.

Aty ku i duhet të presë ende për të luajtur, pasi nuk është grumbulluar nga trajneri Gustavo Pojet, për shkak të problemeve të dokumentacionit që FIFA ka nxjerrë për mbrojtësin, i cili luan për fanellën e Olimpiakosit, ashtu siç raporton edhe “gazeta.gr”.

Disa muaj më parë, pasi luajti për Shqipërinë U-21, Ndoj refuzoi që të vazhdonte të përfaqësonte ngjyrat kuqezi dhe dëshira e tij ishte që të kalonte te Greqia.

Pas këtij vendimi, lojtari nuk u komunikua më nga FSHF-ja dhe vazhdoi karrierën e tij. Por teksa pritej përfshirja në listën e kombëtares greke për ndeshjet e këtij muaji, FIFA nuk i ka dhënë dakordësinë ende për kalimin sërish te Greqia.

Kjo për shkak se FIFA e lejon maksimumi dy herë ndryshimin e kombëtares, por për Andreas Ndojin kjo është hera e tretë që bën një kërkesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit