-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau “Pipin” e Elbasanit? Gjykata shpëton Gazment Bardhin

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nuk do të dëshmojë për vrasjen e eksponentit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani, pavarësisht se ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.

Prokuroria kërkoi të thirret në cilësinë e dëshmitarit, por Gjykata e Elbasanit e rrëzoi kërkesën. Sipas trupit gjykues, Bardhi mund të ishte thirrur më herët, por përderisa nuk është përfshirë në hetim, nuk do të thirret në këtë moment të gjyqit.

Bardhi, në atë kohë ishte drejtues politik i Partisë Demokratike për Elbasanin dhe ka qenë i pranishëm në momentin kur ndodhi konflikti i armatosur me pasojë vdekjen e Pjerin Xhuvanit.

Në bankën e të akuzuarve ishte ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili në zgjedhjet e 2021 ishte bërë pjesë e strukturës së mbrojtës së votës. Ai qëlloi Xhuvanin pas një konflikti mes militantëve të dy palëve për blerjen e votave.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e Policisë).

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit