-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbytja e anijes shqiptare me emigrantë vuri në dukje pabarazitë në pushtet në Evropë!

Kryesoret

Mbytja e anijes Katër i Radës ishte ngjarja më tragjike e vitit ’97 të Shqipërisë, një kohë trazirash politike. Kriizat e vitit 1997 u shfaqën në muajt e parë të vitit, kur falimentimi i disa bankave mashtruese la dhjetëramijëra qytetarë në varfëri të plotë.

Protesta të dhunshme u shfaqën në jug, përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës. Zona u la në duart e grupimeve kriminale. Mbi 2 mijë vetë vdiqën në vitin 1997 nga luftërat mes bandave apo nga përdorimi i gabuar i armëve.

Pasiguria shtyu një numër të lartë shqiptarësh të përpiqen të emigronin në Itali. Racizmi dhe frika se kriminelët fshiheshin mes migrantëve përforcoi kriminalizimin e shqiptarëve në Itali. Vetëm pak ditë para aksidentit, ish-presidentja e parlamentit të Italisë, Irene Pivetti, deklaroi se shqiptarët duhet të hidhen në det.

Në mënyrë që të parandalohej vajtja e “kriminelëve” në Itali, Roma i ofroi Tiranës asistencë në bllokimin e gomoneve që udhëtonin pa autorizim. Sipas autoriteteve italiane, marrëveshja u firmos në shkëmbimin e notave mes dy ministrave të jashtëm më 25 mars.

Pasi u nis nga Vlora në orën 3 të pasdites, Katër i Radës u dallua nga anija italiane Zeffiro që u përpoq t’i ndryshonte drejtim. Anija vijoi drejt Italisë dhe u përball nga një anije më e madhe ushtarake, Sibilla, e cila ishte katër herë më e madhe se sa anija shqiptare. Sipas të mbijetuarve, anija e tyre po udhëtonte me flamur të bardhë.

Pasagjerët i treguan italianëve se kishte fëmijë në bord. Gjithsesi, marina italiane ishte e vendosur që ta ndalonte anijen. Katër i Radës u godit dy herë, nga pas dhe në mes. Përplasja e mbushi anijen me ujë dhe e dërgoi në fund të detit. Rreth 34 persona mbijetuan duke u hedhur në det por shumica e pasagjervëe mbetën të bllokuar poshtë kuvertës.

LEXONI SHKRIMIN E PLOTË KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit