-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama presion SPAK-ut: Verifikoni me urgjencë Kryemadhin për rublat ruse

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar SPAK-ut që të reagojë me urgjencë për dokumentet e publikuara së fundmi në media në emër të Monika Kryemadhit në lidhje me financime të mundshme apo pagesa dy dyshimta nga kompani offshore, të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Kjo është pyetja e ditës për publikun, e vërteta e hidhur është që po. Këto rublat paskan qenë shejtani i madh. Na kanë marrë shokë dhe shoqe në qafë. Por përtej cfarë thoni ju, Banka Botërore nuk hyn këtu, por edhe ne të tjerët.

Drejtësia e re duhet t’i jap përgjigje kësaj. Është urgjencë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne jemi vend i NATO-s. Kjo përzierje me konto dhe offshore, me lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të partive që këtu duan të sjellin lirinë është problem shumë i madh.

Drejtësia e re duhet ta adresojë me urgjencë. Unë e kuptoj që janë me rëndësi edhe arkat me peshk që mund të merren për të gatuar pa paguar peshkun në fundjavë. Edhe ato duhen dënuar.

Por nuk është më punë peshqish, por peshkaqenësh, që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe zgjedhjeve, duhet paraqitur kandidatë peshkaqenë. Drejtësia duhet të merret me këtë punë” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit