-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula flet me shifra: Qeveria shqiptare, më e papërgjegjshmja në rajon!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka akuzuar qeverinë ‘Rama’ si më të papërgjegjshmen në rajon për të përballuar krizën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Sula thekson se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj familjeve në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas tij, kjo gjë vërtetohet dhe nga të dhënat e Bankës Botërore.

“Qeveria Shqiptare më e papërgjegjshmja në rajon për të përballuar krizën. Para pak muajsh, debatuam në Parlament buxhetin për vitin 2023. Një nga gjërat për të cilën e kam akuzuar më shumë këtë qeveri gjatë debatit, ishte mungesa e vëmendjes dhe papërgjgjshmëria për ti ardhur në ndihmë shqiptarëve për të përballuar krizën ekonomike. E kam përmendur disa herë se jemi të fundit në rajon për ndihmën që kemi dhënë ndaj familjeve në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Vetëm 0.3% të PBB.

Në atë kohë, përgjigja që merrja me arrogancë nga qeveria dhe ministrja e financave ishte fakti se në 0.3%-ndëshin nuk llogaritej subvencionimi për energjinë.

E vërteta vonon por nuk harron. Dhe Banka Botërore konfirmonë se qeveria shqiptare është më e papërgjegjshmja në rajon në raport me ndihmën e akorduar për qytetarët e vet në perballimin e krizës. Edhe duke llogaritur subvencionimin për energjinë ndihma e akorduar përbën 1.9% te Prodhimit te Brendshëm Bruto. Edhe me këtë jemi të parafundit në Rajon.”, shkruan ndër të tjera deputeti Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit