Një tjetër plagosje është regjistruar në Greqi ku autori është shqiptarë. Mësohet se i plagosur ka mbetur një tjetër shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur për arsye xhelozie dhe 2 shqiptarët janë përplasur më njëri-tjetrin. Pas sherrit ngjarja ka agravuar në përdorimin e thikës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 prillit në një kafene ku po pinin të 2 shqiptarët. Gjithçka ka qenë normale deri sa pranë tyre është afruar një grua.
Njëri nga shqiptarët e ka kapur për dore gruan dhe më pas shqiptari tjetër nga xhelozia e ka goditur me thikë.
Autori është dërguar të nesërmen në prokurorinë penale të Larisës dhe më pas është referuar ne hetuesi, ku ka kërkuar falje për ngjarjen.
Pas gjykimit dhe vuajtjes së dënimit shqiptari do të dëbohet drejt Shqipërisë, pasi ka qenë emigrant ilegal.