-sidi education-spot_img
24.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koka dhe Bllako marrin “fitoren” e parë në gjyqin e inceneratorëve

Kryesoret

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako kanë fituar të drejtën për gjykim të shkurtuar për inceneratorin e Elbasanit. Kjo do të thotë se do u ulet 1/3 e dënimit që do të marrin nga gjykata. Por nuk është pranuar kërkesa për bashkimin e dy dosjeve, të Elbasanit dhe Fierit.

Në total për këtë dosje, pra të Elbasanit janë shtatë të pandehur që kanë përfituar gjykim të shkurtuar. Etleva Kondi, ish-zyrtarja e koncesioneve do të gjykohet normalisht duke u ndarë nga pjesa tjetër.

Në gjyq janë Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Mbi të gjithë personat më sipër rëndojnë akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto tre personazhet e rëndësishme për hetimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier janë në kërkim ndërkombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit