-sidi education-spot_img
19.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, Shqipëria i kërkon Kosovës qen për gjetjen e kufomave!

Kryesoret

Pas premtimit që u dha kryepolici Muhamet Rrumbullaku familjarëve të Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në takimin që patën në Tiranë, Policia e Shtetit ka kërkuar nga homologët e Kosovës qenë të specializuar për kërkimin e kufomave të 2 personave të zhdukur në Sarandë.

Familjarët janë të mendimit se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe dyshojnë se varrosur. Kërkimet janë përqendruar në 4 fshatra, Vrinë, Shëndelli, Mursi dhe në fshatin Xarrë në Sarandë.

Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Familjarët dyshojnë mund t’i kenë rrëmbyer persona me të cilët kishte konflikte për një pronë që së fundmi e kishte shitur.

Policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Kontrollet janë kryer për çështje tokash por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë. Dyshimet janë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit