Gjini, nuk është emër i panjohur për policinë në Amerikën Latine, pasi ai është arrestuar në vitin 2012 në Peru me 141 kg alkaloid kokaine. Bashkë me Gjinin janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë me origjinë kineze dhe peruane. Mësohet se Gjini ka qenë i pajisur me pasaportë holandeze.

Mediat e huaja shkruajnë se banda kriminale sillte drogën në portin e San Antonio përmes kontejnerëve dhe më pas ta dërgonte në Roterdam, në Holandë.