-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po ktheheshin nga ekskursioni, autobusi me nxënës përplaset me kamionin

Kryesoret

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Prishtinë-Pejë ku një autobus me nxënës është përplasur me një kamion.

Mësohet se autobusi me nxënës kishte qenë në ekskursion në Shqipëri. Gjithsej kishin qenë 3 autobusë me nxënës por në aksident është përfshirë vetëm njëri prej tyre.

Nga fotografitë e siguruara shihet se autobusi ka pësuar dëmtime duke iu thyer xhamat.

Ndërkohë Policia e Kosovës  ka njoftuar se nga aksidenti në fjalë dhjetëra persona kanë pësuar lëndime.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka deklaruar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit