-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Thela” e madhe! ARRSH shpall fituese ofertën 200 milionë lekë më të lartë

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar është kthyer në një minierë ari për fondet që tenderon. Sot janë shpallur fituesit për disa projekte, mes tyre për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza II). 2.5 miliardë lekë ishte fondi limit, ose 22 milionë euro.

Në garë morën pjesë tre kompani. “Albavia” dhe “Geci” u skualifikuan. Tenderi iu dha bashkimit të operatorëve me në krye kompaninë “4A-M”. Por si u dha dhe ku u bazua procedua mbi këtë tender? “5Pyetjet.al” ju sjell dokumentet. 

Evis Berberi që drejton ARRSH-në, një nga drejtorët më të besuar të Belinda Ballukut në dokumentacionin që ka firmosur shkruan se fituesi u zgjodh duke marrë në konsideratë ofertën ekonomikisht më e favorshme bazuar në kosto.

Por ofertën më të ulët e kishte “Albavia” me 2.1 miliardë lekë, më pas vinte “Geci” me 2.2 miliardë lekë, pastaj fituesi me mbi 200 milionë lekë më shumë.

Megjithatë, dy ofertat më të ulëta janë skualifikuar me pretendimin se nuk përmbushin kërkesat për kualifikim dhe nuk kanë kapacitete teknike të mjeteve për t’i hapur rrugën fituesit, kompanisë “4A-M”.

Në fakt këto dy kompani në muajt e fundit kanë fituar tendera që shkojnë miliarda lekë, atëherë si nuk i përmbushin kriteret në këtë rast?

Gjithsesi pavarësisht dyshimeve që janë ngritur dhe ngrihen, Evis Berberi vazhdon i qetë duke firmosur tenderin e fundit thuajse “kokë më kokë” me vlerën limit 2.4 miliardë lekë për kompaninë “4A-M” për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit