-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Osmani: Po kontaktojmë me ndërkombëtarët për zgjedhjet

Kryesoret

Krerë e përfaqësues të 13 shteteve të Evropës Juglindore janë mbledhur në Podgoricë për Samitin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Në këtë samit mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila foli edhe për situatën në veri të Kosovës.

Në një intervistë për RTK-në nga Podgorica, Osmani u shpreh se është me rëndësi që Kosova ta gjejë zgjidhjen bashkë me aletatët e saj.

Sipas saj, kjo hapë rrugën për pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve serbë në zgjedhje  dhe për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

“Kjo ka të bëjë me nënshkrimin e një peticioni nga 20 % e votuesve nga secila prej këtyre komunave. Mendoj se nëpërmjet kësaj, krijohet detyrim ligjor për institucionet, por edhe ne po tregojmë vullnet politik për një gjë të tillë”, tha presidentja Osmani.

“Kontaktet tona janë të vazhdueshme e të përditshme me BE e SHBA dhe përderisa të gjithë, ne, BE e SHBA e kemi një synim strategjik të përbashkët, që është Kosova sovrane, e pavarur në kufijtë aktualë dhe e integruar në strukturat atlantike, asgjë nuk duhet të na pengojë që këto dallime të momentit t’i kalojmë sa më parë.

Qëllimi është të flasim për hapat që vendet tona të përafrohën me BE-në. Procesi i integrimit evropian është prej temave kryesore, pastaj tema e dytë ishte siguria, pasi ka kohë që e gjithë arkitektura e sigurisë së Evropës është nën sulm për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës”, shtoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit