-sidi education-spot_img
24.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti-Rama: Mospajtime politike apo inate personale?

Kryesoret

Përplasjet verbale mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, kanë të bëjnë me çështje politike, por nuk përjashtohen as ato personale, thonë analistët.

Mospajtimet e dy udhëheqësve kulmuan më 6 korrik, kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Një ditë më herët, Kurti tha se me Ramën do të takohej vetëm në mbledhjen e qeverive të të dyja shteteve.

Një mbledhje e tillë, e planifikuar të mbahej më 14 qershor, nuk u mbajt, pasi Rama kërkoi që t’i ndërrohej formati, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.

Situata e sigurisë në këtë zonë të banuar me shumicë serbe u përkeqësua që në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje hynë në zyrat e tyre, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.

Kurti nuk i përfilli kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për tërheqjen e këtyre kryetarëve dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

“Mbledhja nuk mund të mbahet në formatin e paraparë dhe nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që, në fakt, ndodh në realitetin e Kosovës sot”, tha Rama muajin e kaluar.

Në një intervistë për Televizionin Klan Kosova, më 6 korrik, Rama tha se ka insistuar të takohej me Kurtin përpara mbledhjes së planifikuar të qeverive, “për t’i përcjellë disa shqetësime”, por kjo nuk ka ndodhur.

Sipas Kurtit, mbledhja e dy qeverive u anullua pa patur arsye.

“Prandaj, unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të të dyja qeverive, por jo takime të tjera”, tha Kurti më 5 korrik. /REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit