Janë arrestuar sot në Elbasan një 35-vjeçar me inicialet M.B., dhe një 34-vjeçar me inicialet M.K. Atyre u është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Të dy akuzohen se janë pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, veprimtari kriminale e cila u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”.
Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.