Policia e Kavajës ka bërë të mundur arrestimin e një 60-vjeçari pasi ai është shkaktari i zjarrit i cili u përfshiu një sipërfaqe të madhe toke dhe djegien e trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin.
60-vjeçari me inicialet G. SH. ndezi një zjarr për të djegur mbeturinat e tij dhe më pas zjarri doli jashtë kontrollit duke përfshirë një zonë të madhe
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.