Policia ka parandaluar një krim të mundshëm në një familje teksa ka vënë në pranga 48-vjeçarin me inicialet A. L., banues në Elbasan.
I arrestuari kërcënonte bashkëshorten e tij se do ta vriste me sëpatë.
Përveç kanosjes së gruas, 48-vjeçari në një parcelë në pronësi e tij, në fshatin Vreshats, kishte kultivuar fidanë narkotikë.
Pas kontrolleve në atë pronë janë gjetur dhe asgjësuar 40 fidanë narkotikë kanabis që dyshohet se ishin kultivuar në kubikë.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sëpatën me të cilën ai kanoste bashkëshorten, një përforcues grushti, si dhe disa nga fidanët narkotikë, pasi pjesa tjetër e tyre u asgjësua nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.